Oktoberfest nuk ka as këtë vit

  • E. /
  • 04 May 2021 - 09:20
 Oktoberfest nuk ka as këtë vit

Autoritetet në Gjermani kanë anuluar festivalin e birrës Oktoberfest në Mynih për shkak të përhapjes së Covid në vend dhe rrezikut për shtimin e rasteve të reja nga grumbullimet e shumta.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Soder, në një deklaratë tha se situata është ende shumë e pasigurt, ndaj dhe është marrë vendimi për të anuluar këtë festival.

Ky festival është një ndër më të rëndësishmit në Gjermani, ku marrin pjesë rreth 6 milionë qytetarë, gjatë muajit Shtator dhe Tetor.

Kryeministri Söder tha se masa si mbajtja e maskave dhe distancimi “nuk do të ishin të realizueshme” në çadrat tradicionale të birrës të festivalit, ndaj dhe nuk u lejua mbajtja e festivalit.

Ky është viti i dytë me radhë që ky festival anulohet dhe kjo masë është marrë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid.

(Kosova Sot Online)