![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ia pengonte traktorin, fermeri belg ia lëviz gurin e kufirit Francës
![Ia pengonte traktorin, fermeri belg ia lëviz gurin e kufirit Francës](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/04/auto_Guri-600x3601620128029.png)
Një fermer në Belgjikë pa vetëdije ia ka ndryshuar vendit të tij kufirin me Francën.
Një entuziasit i historisë, përderisa po ecte në mal, pa se guri që shënon kufirin mes dy shteteve evropiane kishte lëvizur për 2.29 metra.
Fermeri belg, i zemëruar nga guri që ia zinte rrugën e traktorit, e kishte lëvizur gurin dhe e kishte vendosur brenda territorit francez, shkruan BBC.
Në vend se të shkaktonte reagime ndërkombëtare mes dy vendeve, incidenti ngjalli buzëqeshje dhe shaka në të dyja anët e kufirit.
“Ai e bëri Belgjikën më të madhe e Francën më të vogël, nuk është ide e mirë”, tha për një televizion france David Lavaux, kryetar i fshatit belg, Erquelinnes.
Ndryshe, kufiri mes Francës dhe Belgjikës është i gjatë 620 kilometra. Ai ishte caktuar me Traktatin e Kortrijkut, të nënshkruar më 1820 pas humbjes së Napoleonit në Waterloo pesë vjet më parë. Kufiri ishte shënuar me gurë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre që nga ajo kohë.
(Kosova Sot Online)