Besnik Tahiri – Arben Vitisë: Pse nuk po e nënshkruan kontratën për blerjen e vaksinave?

  • E. /
  • 06 May 2021 - 11:43
 Besnik Tahiri – Arben Vitisë: Pse nuk po e nënshkruan kontratën për blerjen e vaksinave?

Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit që po mbahet tash ka kërkuar nga ministri i Vitisë që të nënshkruajë kontratën për blerjen e vaksinave.

Tahiri ka thënë se mosnënshkrimi i kontratës e bën valid dyshimin për korrupsion.

“Sot janë bërë 45 ditë që jeni bërë kryeministër. Në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë e keni mundësinë për ta nënshkruar kontratën për blerjen e vaksinave. Kur keni me nënshkru kontratën për blerjen e vaksinave? Mos i blej 500 mijë vaksina por 1.5 milionë ose 1.2 milionë vaksina.Kërkesa jonë është, bleni vaksinat, nëse ju nuk e bëni këtë atëherë dyshimet tona për korrupsion janë valide. Nuk po ju kërkojmë detaje rreth marrëveshjeve konfidenciale”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ai ka kërkuar nga qeveria që t’i falë gjobat e shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë.

“E dini që keni marrë vendim totalisht të gabuar, kur e keni mbyllur 12 ditë gastronominë, keni bërë humbje me milione. GP i AAK-së kërkon që të gjitha biznesve që janë dëmtuar në këtë proces dhe që janë gjobitë të ju bëhen falja e gjobave. Kërkojmë prej juve që sa më shpejt ta bëni këtë”, ka thënë Tahiri.

Ai poashtu tha se qeveria Kurti 2 është e vetmja qeveri që për 45 ditë nuk ka sjell program qeverisës.

“Në histori të qeverisjes qëndrore, ju keni mbetë qeveria më e dobët e cilat për 45 ditë, kur jeni votu në Kuvend nuk keni mujt me sjell një program”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)