Spitali i Gjakovës publikon raportin për numrin e pacientëve të trajtuar që nga fillimi i pandemisë

  • E. /
  • 07 May 2021 - 09:46
 Spitali i Gjakovës publikon raportin për numrin e pacientëve të trajtuar që nga fillimi i pandemisë

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot në Spitalin e Gjakovës janë trajtuar gjithsej 1186 pacientë në repartet COVID, ku prej pacientëve të hospitalizuar, 91 raste kanë qenë nga Shqipëria.

Organizimi i punës për trajtimin e rasteve me Covid-19, është bërë në gjashtë reparte, reparti i Infektives dhe Dermatologjisë, reparti i Pulmologjisë dhe Neurologjisë, reparti i Interno, Njësia Koronare që është bërë Intensivë për COVID- 19.

Në këtë institucion janë 135 shtretër për trajtimin e rasteve me Covid-19. Gjatë gjithë pandemisë është operuara me këta shtretër dhe nuk ka pasur nevojë të rriten kapacitetet.

Aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga të cilët 23 janë raste të konfirmuara me Sars- Cov- 2 Pozitiv. Një rast është me respirator në Mjekimin Intensiv. Ndërsa me oksigjeniterapi janë 18 pacientë.

Stafi i Spitalit të Gjakovës, me angazhim dhe përkushtim të madh po bënë një punë të jashtëzakonshme.

(Kosova Sot Online)