![](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/07/200x200_haghkkjisas1620366444.jpg)
Lexoni edhe:
Isa Mustafës i ka humbur rruga në oborr pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin!
Bashkimi Evropian ka përfshirë Izraelin në listën e vendeve që mund të përjashtohen nga kufizimet e udhëtimit.
Në njoftimin e Këshillit të BE-së thuhet se lista është azhurnuar dhe se Izraeli është përfshirë në listën e vendeve për të cilat kufizimet e përkohshme të udhëtimit mund të hiqen në lidhje me pandeminë e koronavirusit (COVID-19).
Isa Mustafës i ka humbur rruga në oborr pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin!Lexoni edhe:
Në listën e BE-së më parë ishin Australia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe në përputhje me reciprocitetin, Kina.
Në mars, BE-ja vendosi kufizime për udhëtimet jo të detyrueshme në 27 shtete anëtare, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, të cilat janë pjesë e zonës Shengen, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit.
Lista jo-detyruese për shtetet anëtare rishikohet çdo dy javë dhe ka statusin e një “rekomandimi”.
(Kosova Sot Online)