Lexoni edhe:
Rritet frikshëm numri i shqiptarëve që do të dëshmojnë kundër UÇK-së në Gjykatën Speciale
Njëqind zjarrfikës po luftojnë me një zjarr të madh që është përhapur në disa kate të një ndërtese shumëkatëshe në Londër.
Ekipet e zjarrfikësve me rreth 20 kamionë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar në vendin e ngjarjes në New Providence Wharf, pas shpërthimit të zjarrit të premten në mëngjes.
Brigada Londineze e Zjarrfikësve u njoftua pas orës 9 të mëngjesit për zjarrin dhe prej asaj kohe është duke e luftuar atë. Raportohet se zjarri është përhapur në katin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë.
Deri në këtë fazë, shkaku i zjarrit në ndërtesën e lartë ende nuk është i njohur, shkruan Daily Mail.
Raportohet se dëshmitarët nuk u njoftuan për zjarrin nga sistemi i alarmit për më shumë se gjysmë ore. Një banor tha se e vërejti fatkeqësinë vetëm pasi u zgjua nga gjumi dhe e nuhati tymin.
Besohet se ndërtesa që u kaplua nga zjarri është e veshur me të njëjtin material si ndërtesa “Grenfell Tower”, e cila në vitin 2017 ishte përfshirë nga zjarri masiv, duke shkaktuar 72 viktima.
(Kosova Sot Online)