Darisi nga Vitia në gjendje të rëndë shëndetësore, familja kërkon 25 mijë euro për shërim
Daris Miftari ka nevojë për ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë.
Vogëlushi nga fshati Vërban i Vitisë duhet që urgjentisht ta kryejë intervenimin, për të cilin familja nuk i ka paratë e mjaftueshme.
Babai i vogëlushit, Fahri Miftari ka thënë se djali i tij ka probleme me mëlçi, me zorrën e trashë dhe sheqer.
Për këtë arsye familja ka kërkuar për të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë të njejtit.
Atij i duhen për operacionet 25 mijë euro.
Detaje nga xhirollogaria dhe fotot e vogëlushit:
(Kosova Sor Online)