Lexoni edhe:
Të plotësohet ligji për përgjegjësitë disiplinore të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të mos lejohet abuzimi kriminal!
Daut Haradinaj i cili tashmë ka shpallur kandidaturën për kryetar të Prishtinës, ka filluar tani të prezantojë edhe kandidatët që do të garojnë për asamblenë komunale.
Gjatë ditës së sotme, Haradinaj ka prezantuar edhe kandidatin e radhës për asamblenë e Prishtinës, i cili është emër i njohur për futbollin kosovar.
Bëhet fjalë për portierin, Kushtrim Mushica, i cili ishte futbollist për vite me radhë, e që edhe në vitin 2017 ishte pjesë e AAK-së si kandidat për asamble komunale të Prishtinës.
Haradinaj ka thënë se me Mushicën në asamble sporti kryeqytetas do ta ketë përkrahjen e parezervë nga qeverisja e ardhshme të cilën synon ta kryesojë ai.
Postimi i plotë:
Në listën e AAK-së për Prishtinë do të jetë edhe ikona e futbollit Kushtrim Mushica
Sot edhe zyrtarisht po i hyn garës për Prishtinën njëri ndër sportistët më të dalluar të kryeqytetit tonë.
Kushtrim Mushica për vite të tëra mbajti lart flamurin e sportit kosovar .
Ashtu siç kemi paralajmëruar se gara për Prishtinën do të ketë gjithëpërfshirje, këtë po e dëshmojmë sot, duke garuar me një sportist të shkëlqyer të Prishtinës.
Sporti në tërësi në Kosovë, dhe veçmas në Prishtinë, ka arritur që të jetë njëra ndër vlerat më të larta të rinisë sonë, prandaj edhe do të ketë mbështetje të parezervë nga qeverisja e ardhshme.
Kryeqyteti ynë ka mbi 200 klube sportive të natyrave të ndryshme, të cilat shpeshherë edhe janë injoruar nga qeverisjet e deritanishme.
Sporti është zemra e rinisë sonë dhe ashtu do të trajtohet.
Plisat e Prishtinës do të jenë me zyre dhe buxhetin e vet, në të ardhmën e afërt.
Suksese Kushtrim!
Na priftë e mbara!
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3836409499745483
(Kosova Sot Online)