"Vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë punëtorët"

  • E. /
  • 07 May 2021 - 13:42

Arabia Saudite do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër sëmundjes Covid-19 për të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe sektorit privat.

Masa do të vlejë për punëtorët që duan të punojnë në vendet e tyre të punës. Lajmin e bëri të ditur të premten Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Social, e cila nuk tregoi se kur do të fillojë zbatimi i këtij detyrimi.

“Marrja e një vaksine kundër koronavirusit do të jetë kusht i detyrueshëm për punëtorët burra dhe gra që të shkojnë në vendet e punës në të gjithë sektorët (publik, privatë, jofitimprurës)”, thuhet në postimin e kësaj ministrie në rrjetet sociale.

Më tutje, ministria u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që t’i fillojnë përgatitjet në vendet e punës për t’u siguruar që të gjithë punëtorët të vaksinohen, shkruan Reuters.

“Ministria së shpejti do t’i qartësojë mekanizmat e vendimit dhe datën e zbatimit të tij”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Arabia Saudite deri më tani ka regjistruar mbi 423 mijë të prekur nga Covid-19 dhe mbi 7.000 viktima.

(Kosova Sot Online)