![](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/07/200x200_211620388138.jpg)
Lexoni edhe:
Ngjarje e pazakontë: Menduan se kishte vdekur, gruaja mbijetoi me muaj në kanion duke ngrënë bar dhe myshk
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë 8-vjeçare në Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 11-vjeçare qëlloi me armë dy nxënës dhe një mësues.
Sipas policisë, vajza që aktualisht ndjek klasën e gjashtë, shkoi me armë në shkollën e Rigby dhe filloi të qëllonte. Të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Më pas një mësuese, ndërhyri dhe e çarmatosi vajzën dhe e mbajti atë deri sa erdhën autoritetet. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.
(Kosova Sot Online)