
Lexoni edhe:
Kthehet në shtëpi e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Gjilan, thotë se e ka kaluar natën me një mashkull kosovar
Policia e Beratit i ka vënë prangat, një burri 64 vjeç në Gjergjovë të Poliçanit, të cilit i gjetën 1.4 kg kanabis në shtëpi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Berat u organizuan për arrestimin në flagrancë të shtetasit A.D., 64 vjeç, banues në Gjergjovë, Poliçan.
Policia u bazua në informacionet se shtetasi A.D dispononte lëndë narkotike dhe ushtroi kontroll në banesën e tij ku gjeti 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Dosja e tij do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(Kosova Sot Online)