Lexoni edhe:
Bie numri i rasteve: 2 të vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Teksti i Ligjit të Shtetësisë i propozuar nga opozita shqiptare ndodhet para nisjes së procedurës parlamentare.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë duke punuar amendamentet përmes të cilëve do të ndryshojnë versionin e tekstit të parë. Amendamentet do të hartohen në përputhje me marrëveshjen e arritur mes Qeverisë dhe opozitës shqiptare. Nuk do të ketë tekst plotësisht të ri, me qëllim që të mos zvarritet procedura. Amendamentet do të shqyrtohen në Komisionin e Mbrojtjes dhe Sigurisë si komision amë i këtij propozimi.
Bie numri i rasteve: 2 të vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Ndërkohë partitë e tjera parlamentare akoma nuk janë njoftuar me ndryshimet për të cilat janë dakorduar LSDM dhe ASH-AAA. Partia më e madhe opozitare pret tekstin e ligjit në formë zyrtare që më pas të shpreh qëndrimin tyre mbi dallimet e mundshme. Ndërkohë nga BDI thonë shkurt se zgjidhjen ligjore do ta mbështesin në votim. Partia “E Majta” paraprakisht kishte paralajmëruar se nuk pajtohet me lehtësimin e procedurave për shtetësi. Deri tani nuk janë paralajmëruar tentativa që do të bllokonin ligjin në procedurë edhe pse i njëjti është paraparë të miratohet me procedurë të shpejtë.
Sipas propozimit të opozitës shqiptare qytetarët që nuk kanë shtetësi do të mund të marrin statusin shtetas përmes dy formave: si të lindur në Maqedoni të Veriut dhe me natyralizim. Në dispozitat e ligjit është paraparë edhe lehtësimi i nisjes së procedurës për shtetësi përmes një dokumenti të vetëm si certifikatë, faturë, dokument nga marrëdhënia e punës ose dokument nga kontrolli mjekësor.
Javën e kaluar, ASH-AAA dhe LSDM njoftuan se kanë arritur pajtueshmëri mbi tekstin e ligjit. Opozita shqiptare pret miratimin e ligjit në kohë, ndërsa LSDM-ja pret që pas miratimit të zhbllokohet puna e Kuvendit.
(Kosova Sot Online)