Turqia zotohet nga Twitter-i se do t’i mbrojë palestinezët, por s’tregon si

  • E. /
  • 11 May 2021 - 12:31
 Turqia zotohet nga Twitter-i se do t’i mbrojë palestinezët, por s’tregon si

Turqia do t’i mbrojë të drejtat e palestinezëve dhe do të qëndrojë në krah me ta, tha të martën drejtori turk i Komunikimeve, Fahrettin Altun. Sidoqoftë, ai nuk tregoi ndonjë veprim konkret që do ta bëjë vendi i tij në këtë aspekt.

Duke iu referuar sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve dhe në xhaminë Al-Aqsa, Altun publikoi një shkrim në Twitter me fotografi të palestinezëve dhe xhamisë Al-Aqsa.

“Imagjinoni një shtet që vjedh dhe pushton tokë. Imagjinoni civilë të pafajshëm që u mohohen të drejtat themelore të njeriut. Imagjinoni gra, fëmijë dhe të moshuar që frikësohen përditë. Imagjinojeni dinjitetin njerëzor të një populli të shkelur”, shkroi zyrtari i lartë turk.

“Imagjinoni një proces të paqes që rezulton vetëm në thellimin e pushtimit. Imagjinoni njerëz nën pushtim në Paris që as zgjedhje nuk mund të mbajnë. Imagjinoni njerëz në Londër që u mohohen të drejtat civile dhe liria e lëvizjes”, shtoi ai, shkruan Anadolu.

Sidoqoftë, përpos deklaratave dhe dënimit të sjelljeve të Izraelit, si dhe bisedave telefonike të presidentit Erdogan me disa liderë të shteteve të Lindjes së Mesme, Turqia deri më tani nuk ka marrë ndonjë masë tjetër konkrete.

Turqia dhe Izraeli kanë raporte të qëndrueshme ekonomike dhe bashkëpunojnë edhe në fushën e mbrojtjes. Turqia blen nga Izraeli pajisje të mbrojtjes me teknologji të lartë nga Izraeli, ndërsa i shet çizme dhe uniforma për ushtarë.

(Kosova Sot Online)