
Protesta në përkrahje të palestinezëve mbahen në Londër, Berlin, Madrid…

Në vende të ndryshme të botës kanë shpërthyer protestat në përkrahje të palestinezëve pas dhunës në Rripin e Gazës.
Protesta u mbajtën në disa kryeqytete evropiane, në disa qytete të ShBA-së, në Afrikë e në Azi.

Londër, Britani e Madhe
Në Evropë, protesta pati në Londër, Berlin, Roterdam të Holandës, Madrid e Stamboll, shkruan Daily Mail.

Berlin, Gjermani
Në Shtetet e Bashkuara, marshe në përkrahje të palestinezëve u mbajtën në Uashington, Nju Jork e Los Angeles.

Madrid, Spanjë
Protesta pati edhe në Afrikë, përfshirë qytetin Johanesburg të Afrikës Jugore, Marok, Sudan, Tunizi.

Roterdam, Holandë
Në Azi, marshe në përkrahje të Palestinës pati në Pakistan, Liban e Kuvajt.

Johanesburg, Afrikë Jugore

Nju Jork, ShBA

Stamboll, Turqi

Kuwait City, Kuvajt
(Kosova Sot Online)