Ganimete Musliu tregon se çfarë informacione i kërkuan shefit të ri të AKI-së
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyren e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka dhënë detaje për takimin me drejtorin e kësaj agjencie, Petrit Ajetin. Musliu tha se me Ajetin kanë diskutuar për incidentin e alpinistëve në veri si dhe për qarkullimin e një dokumenti i quajtur “non-paper”.
“Kishim takim njoftues me drejtorin e ri të AKI-së, por gjithsesi pati edhe pyetje që parashtruam unë dhe anëtaret e Komisionit. Vlen të ceket se dy nga pyetjet e parashtruar ishin: informacione rreth incidentit me alpinistët në veri të Mitrovicës dhe poashtu e pyetjen se a ka njohuri rreth një sekreti publik që është diskutuar jo vetëm në qarqet e brendshme po edhe ato ndërkombëtare, pra ‘non-papers’ që është diskutuar mjaftë”, është shprehur ajo.
Me Ajetin, anëtarët e këtij Komisioni do të takohen edhe pas disa ditësh.
“E lamë takim të radhës pas disa ditësh po shpresoj shumë që e kemi filluar mbarë dhe uroj që të kemi bashkëpunim si komision dhe të jemi në krye të detyrës që të japim maksimumin sa i përket mbikëqyrës dhe kontrollit demokratik të këtij agjencinë, presim bashkëpunim edhe nga drejtori”, ka shtuar ajo.
“Në javën e ardhshme morëm vendim që ta ftojë kryeinspektorin si zinxhir organizativ që është brenda për brenda. Po besoj që pas takimi do ta kemi një pasqyrë të qartë se ku qëndron agjencinë dhe pastaj do të shohim se ku qëndrojnë mundësitë tona” ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)