Britania e Madhe: Ne mbetemi mbështetës të mandatit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë

  • E. /
  • 14 May 2021 - 16:44
 Britania e Madhe: Ne mbetemi mbështetës të mandatit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se shteti britanik mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të KFOR-it në Kosovë, derisa thonë se rishikimi i politikës së jashtme të Britanisë së Madhe thekson qartë angazhimin për siguri në Evropë.

Nga kjo Ambasadë thonë se Britania e Madhe është një mbështetëse e vjetër e mandatit të KFOR-it për ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“Britania e Madhe mbetet e përkushtuar ndaj KFOR-it dhe kontributi ynë është rritur vitin e fundit. Rishikimi ynë i integruar i politikës së jashtme thekson angazhimin e qartë për siguri evropiane. Ne mbetemi mbështetës mandatit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë në Kosovë”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)