Lexoni edhe:
Fati i monopolit kriminal në homologimin e veturave i Devollëve në dorën e deputetëve të VV-së dhe Qeverisë!
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot konferencë për media. Ende nuk dihet arsyeja pse është thirrur të mbahet kjo konferencë. Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së, në orën 12:00.
Kujtojmë se dje gjatë ditës është krijuar tollovi para sallës “1 Tetori”, ku po kryhet vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19, proces ky që është kritikuar edhe nga deputetë të LDK-së. Ardian Shala, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka thënë mbrëmë se zotimi i Qeverisë Kurti që në vitin 2021, 60 për qind e qytetarëve të Kosovës të vaksinohen kundër COVID-19, nuk mund të arrihet me trendin aktual të vaksinimit. Ai i ka quajtur skandaloze pamjet para “1 Tetorit.
(Kosova Sot Online )