Lexoni edhe:
Tollovi e madhe në QKMF-në e Ferizajt për marrjen e vaksinës, publikohen pamje
Rrezet e diellit dhe energjia diellore mund të jenë shëruese nëse përdoren në mënyrën e duhur.uje
Shkencëtari indian, Hira Ratna Manek, i cili energjinë diellore dhe shërimin me këtë energji i studion për gati 20 vjet, ka shpjegoi gjithçka në lidhje me ujin diellor dhe efektet e tij.
Tollovi e madhe në QKMF-në e Ferizajt për marrjen e vaksinës, publikohen pamje Lexoni edhe:
Ky ujë mund të pihet dhe të përdoret për të forcuar të gjithë organizmin, por edhe për t’u aplikuar në lëkurë dhe kështu të ndihmojë në luftë kundër akneve, puçrrave dhe rrudhave.
Për ta përgatitur, ju duhet një shishe qelqi maksimumi prej dy litrash, të cilën do ta mbushni me ujë nga çezma dhe do ta mbuloni me gazë ose me një gotë të vogël qelqi.
Nuk këshillohet të përdorni plastikën, qoftë një shishe apo kapak, sepse konsiderohet se ka veti toksike.
Shishen e mbushur me ujë duhet ta lini në tokë (ose beton, rërë, gur, por asnjëherë në bar), të ekspozuar drejtpërdrejt në rrezet e diellit përreth gjashtë deri në tetë orë.
Ujin diellor duhet ta pini ose ta përdorni brenda 24 orësh, në temperaturë dhome, sepse atëherë efektet janë më të mirat.
Nuk rekomandohet që uji të qëndrojë jashtë gjatë natës, ose ta përdorni pas 24 orësh – nuk do t’ju dëmtojë, por Manek thotë se energjia diellore e akumuluar do të rrjedhë, kështu që nuk do të ketë efekt.
(Kosova Sot Online)