![Rreth 64 mijë zogj asgjësohen në Irlandën e Veriut](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/15/200x200_pula1668533073.jpg)
A dëshmon kjo deklaratë se Vuçiq po heq dorë përfundimisht nga Kosova?
![A dëshmon kjo deklaratë se Vuçiq po heq dorë përfundimisht nga Kosova?](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/15/auto_850x600_vu16210724871621074090.jpg)
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përsëriti mbrëmë se Serbia mbështet ekskluzivisht parimin e pandryshueshmërisë së kufijve në përputhje me vendimin e Kombeve të Bashkuara dhe deklaroi se në atë kuptim ai prezantoi një ndryshim në përfundimet e propozuara të Samitit të “Brdo-Brioni” – se Serbia është kundër ndryshimit të kufijve, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e organeve të tyre.
“Ata më dërguan një propozim për konkluzionet e Samitit, i cili thotë se të gjithë duhet të kundërshtojmë ndryshimin e kufijve. Unë bëra një ndryshim të vogël dhe ai tani është fer për ta ”, tha Vuçiq për TV Prva.
(Kosova Sot Online)