Lexoni edhe:
Vendimi i plotë, DASH: Sali Berisha i përfshirë në korrupsion, përdori pushtetin për t’u pasuruar bashkë me aleatët
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dje në Kosovë janë vaksinuar 4 mijë e 67 persona kundër COVID-19.
Nga MSH kanë thënë se gjithsej në vend janë dhënë 50 mijë e 176 doza të vaksinës.
Sipas MSH’së, procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.
Njoftimi i plotë:
Po vijon vaksinimi në të gjitha njësitë e vaksinimit nëpër qytetet e Kosovës, për personat mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike eKosova dhe sipas listave në dispozicion të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.
ℹ️ Ditën e djeshme janë vaksinuar 4.067 qytetarë, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 50.176 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.
Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.
Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:
https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y
https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë
#Bashkëiadalim
#Vaksinohu
(Kosova Sot Online)