Lexoni edhe:
Zheljko Komshiq zbulon prapaskenat nga Samiti i Sllovenisë, tregon çfarë i tha Aleksander Vuçiq - Milorad Dodikut për Kosovën
Mijëra gra që patën probleme me silikonin e vendosur në gjoks, të prodhuar nga një kompani franceze e të certifikuar si material i sigurt nga kompania gjermane, TÜV Rheinland, duhet të kompensohen, sipas një vendimi të gjykatës së apelit në Paris.
Rasti u dërgua në gjykatë nga 2.700 gra, të cilat thanë se kanë pasur probleme afatgjate shëndetësore në aspektin fizik dhe mendor, pasi vendosën silikon të lirë të llojit industrial, i cili nuk ishte i përshtatshëm për t’u vendosur brenda trupit të njeriut.
“Ne jemi të kënaqur me këtë rezultat, që përfundimisht u jep fund të gjitha dyshimeve rreth përgjegjësisë së kompanisë gjermane”, tha Olivier Aumaitre, avokat që i përfaqësoi gratë paditëse.
“Pas dhjetë vitesh pritje dhe luftës së ashpër, certifikuesi gjerman do të duhet që t’i dëmshpërblejë plotësisht viktimat”, shtoi ai, shkruan The Guardian.
Vendimi i gjykatës franceze mund të merret si shembull edhe për dhjetëra mijëra viktima tjera, nga Britania deri në Amerikën Latine.
(Kosova Sot Online)