Ish-mafiozi pastor: Martohet me adoleshenten me bekimin e gruas (Foto/Video)

  • 30 November 2015 - 13:27
Ish-mafiozi pastor: Martohet me adoleshenten me bekimin e gruas (Foto/Video)

Shumica e femrave do zemëroheshin pa masë nëse bashkëshorti do linte shtatzënë një 19-vjeçare.

Por nuk ndodh kështu me amerikanen Belinda Miller.

Ajo i ka dhënë dritën jeshile të shoqit, Thom, një pastor 60-vjeçar, që të martohet me të dashurën e tij.

Thom tani po ndërton një shtëpi të madhe për dy gratë e tij- secila do ketë njërin krah të shtëpisë.

Bigamisti tani e ndan kohën mes dy femrave.

Ai jeton në një shtëpi të vogël dhe kalon tre net me secilën.

Thom më parë ka qenë mafioz.

Ai kujdesej që të mblidhte borxhet për shefat e mafias.

Por më vonë u kthye në pastor.

Ai thotë se ka folur vazhdimisht me të shoqen për poligaminë.

Por tani ai është lidhur me 19-vjeçaren Reba Kerfootruba.

Treshja planifikon të rrisë edhe fëmijën e ardhshëm biologjik të Rebas dhe Thom si një familje e përbashkët.

“Fillimisht familja ime mendonte se po bëja diçka të gabuar. Por tani kanë nisur ta kuptojnë dhe janë të lumtur pasi e dinë se edhe unë jam e lumtur”.

“Bebja ime do ketë dy mama dhe unë jam dakord me këtë. Përpiqem që të mos xhelozohem kur nuk është koha ime për të qendruar me Thom”.

Belinda thotë: “Jam shumë e lumtur që do na shtohet edhe një bebe. Në rast se mami Reba do ketë nevojë për pushim, beben do e mbaj unë gjatë natës”.

Thom ishte mik i familjes së Rebas dhe e njihte atë që fëmijë, por mbeti i habitur kur e pa të rritur.

“Ajo më përqafoi dhe unë doja ta përqafoja vazhdimisht dhe e kuptova që po e vlerësoj këtë femër”.

Çifti u martua në kishën e Thom-it, në të njëjtën ceremoni shtatë vite pasi ai ishte martuar me Belinda-n.

“Mendoj se të gjithë përfitojmë nga poligamia, pasi gratë e mia kanë një familje shumë më të amdhe- çka do thotë se kanë gjithmonë një mik pranë”.

“Seksualisht nuk kam ndonjë preferencë”.

“Nuk e predikoj poligaminë, por më duket se shkon shumë me stilin kristian të jetesës”.

Jeta e Thom ndryshoi plotësisht në vitin 1991, kur doli nga burgu pasi kaloi aty shtatë vite sepse kishte therur një person.

Ai ka punuar si gjobambledhës për një grup kriminal në Ohajo.

“E dija që duhet të ndryshoja, duhet të bëja një jetë më të krishterë”.

“Vodha një Bibël kur isha në burg dhe e lexova. Ajo më ndryshoi jetën”.

pastor

Thom Miller kissing his teen bride Reba Kerfootruba after getting marriedThom Miller with his wives Belinda Miller and Reba Kerfoot, right, at their home19 year old Reba Kerfoot at homeThom Miller marrying his teen bride Reba Kerfootruba in Mansfield, OhioThom Miller with his wives Belinda Miller and Raeba Kerfoot, right, at their homeThom Miller with his wives Belinda Miller and Reba Kerfoot, right, at their homeThom Miller with his wives Belinda Miller and Reba Kerfoot celebrating Independence Day on July 4, 2015