Lexoni edhe:
Kriminalizimi i sundimit të ligjit është dukuria më shkatërrimtare që rrezikon ekzistencën
Tri raste të dhunës së burrave ndaj grave të tyre, janë shënuar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.
Policia ka njoftuar për një rast në Prishtinë, ku një grua ka njoftuar se i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht atë pas një mosmarrëveshje. Pas kësaj ngjarje sipas viktimës ai kishte ikur nga shtëpia dhe e kishte fikur telefonin.
“ Prishtinë 20.05.2021-17:45.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me të dashurin e saj te dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte sulmuar viktimën dhe më pas ishte larguar nga shtëpia dhe e kishte fikur telefonin. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe është inicuar rasti”, ka njoftuar policia.
Një rast i ngjashëm sipas policisë ka ndodhur edhe në Fushë-Kosovë. Sipas njoftimit, një grua ka lajmëruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, me ç’rast ka pranuar edhe tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“ Fushë Kosovë 12.05.2021-15:30. Viktima femër kosovare ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari e kishte dërguar viktimën në QKMF për ndihmë mjekësore dhe më pas ishte dërguar në QKUK-së dhe kishte marrë tretmanin mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raportin 24-orësh të policisë.
Një rast i dhunës në familje është shënuar edhe në Gjakovë. Edhe në këtë rast viktima ka pranuar tretman mjekësorë pas sulmit nga bashkëshorti i saj.
“Gjakovë 20.05.2021 -18:00 Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar ( bashkëshorti i sajë) e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me duar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet më tutje në njoftim.
(Kosova Sot Online)