Lexoni edhe:
Dënohet me 27 vite burgim tropojani që vrau dhëndrin në Gjakovë
SBASHK-u ka paralajmëruar se Qeveria e Kosovës do të përballet me reagime e veprime sindikale, pasi sipas tyre, ata po ikin nga diskutimet për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura nga punëtorët e sektorit të arsimit.
Përmes një komunikate për media, SBASHK-u thotë se Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati nuk i janë përgjigjur kërkesave të SBASHK-ut për takime e për dialog e kohëve të fundit sikur edhe Ministrja Nagavci po zgjedh të njëjtën mënyrë dhe merr vendime aty për aty e pa u konsultuar e pa pasur dialog me SBASHK-un si përfaqësuesin e vetëm të të punësuarve që nga çerdhet e deri edhe në Universitetet e Kosovës dhe në sektorin e kulturës.
Dënohet me 27 vite burgim tropojani që vrau dhëndrin në Gjakovë Lexoni edhe:
“Kryeministri Kurti, ministri Murati dhe Ministrja Nagavci le ta dinë se punëtorët e arsimit kanë ngritur shumë shqetësime dhe ato i kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre në organet udhëheqëse të SBASHK-ut e të cilat janë të obliguara të angazhohen për gjetjen e zgjedhjes meritore për to dhe do të ishte mirë që kjo të bëhet me dialog. SBASHK-u në kërkesat zyrtare drejtuar Kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavci u ka shpjeguar edhe çështjet që duhet debatuar sepse janë kërkesa të punëtorëve të arsimit e kulturës”, thuhet në komunikatën e tyre.
Letra e plotë e SBASHK-ut:
Qeveria duke i ikur dialogut do të përballet me reagime e veprime sindikale
SBASHK-u ka bërë përpjekje tani e sa kohë duke dërguar shkresa zyrtare që të takohet me Kryeministrin Kurti dhe me Ministrin Murati e Ministren Nagavci me qëllim që të debatojnë për gjithë çështjet e ngritura nga punëtorët e tërë sektorit të arsimit dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme përmes dialogut të mirëfilltë. Kujtojmë se Qeveria, edhe përkundër agjendave të ngjeshura, duhet të gjej kohë të takohet e të dëgjojë shqetësimet e punëtorëve të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm dhe të SBASHK-ut si sindikata me madhe numerikisht dhe më e fuqishmja për nga angazhimet dhe aktivitetet.
Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati nuk i janë përgjigjur kërkesave të SBASHK-ut për takime e për dialog e kohëve të fundit sikur edhe Ministrja Nagavci po zgjedh të njëjtën mënyrë dhe merr vendime aty për aty e pa u konsultuar e pa pasur dialog me SBASHK-un si përfaqësuesin e vetëm të të punësuarve që nga çerdhet e deri edhe në Universitetet e Kosovës dhe në sektorin e kulturës.
Kryeministri Kurti, ministri Murati dhe Ministrja Nagavci le ta dinë se punëtorët e arsimit kanë ngritur shumë shqetësime dhe ato i kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre në organet udhëheqëse të SBASHK-ut e të cilat janë të obliguara të angazhohen për gjetjen e zgjedhjes meritore për to dhe do të ishte mirë që kjo të bëhet me dialog. SBASHK-u në kërkesat zyrtare drejtuar Kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavci u ka shpjeguar edhe çështjet që duhet debatuar sepse janë kërkesa të punëtorëve të arsimit e kulturës.
Mirëpo gatishmëria e Qeverisë për takime e dialog deri tani ka munguar dhe nëse Kryeministri Kurti, ministri Murati e mbase edhe ministrja Nagavci vazhdojnë të arsyetohen se kanë agjenda të ngjeshura dhe i ikin takimeve e dialogut me SBASHK-un për çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga punëtorët e sektorit të arsimit e kulturës, atëherë mund të vi deri të kërkesa e anëtarësisë për veprime sindikale, duke nisur mbase me kundërshtimin për zgjatjen e vitit shkollor dhe kërkesa të tjera, të cilat organet udhëheqëse të SBASHK-ut do t’i zbatojnë në përpikëri, por përgjegjësinë për gjendjen që do të krijohet do ta kenë ata që po i ikin takimeve dhe dialogut.
Prishtinë, 21 maj 2021,
Zyra për informim e SBASHK-ut
(Kosova Sot Online)