Lexoni edhe:
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë se do të përballet me reagime e veprime sindikale
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në fshatin Tarazh të Mirditës, ku një vajzë e mitur 15-vjeçare dyshohet se është përdhunuar në grup nga 5 persona.
Sipas policisë shqiptare, 15-vjeçarja dyshohet se ka pasur lidhje me njërin nga këta 5 personat. Ai i ka bërë video dhe më pas e ka shantazhuar dhe e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie me persona të tjerë që prej muajit janar.
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë se do të përballet me reagime e veprime sindikale Lexoni edhe:
Denoncimin e ka bërë vajza me familjarët e saj në polici. Më pas Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe Adrian Gjikola 17 vjeç janë arrestuar.
Nuk dihet ende se me cilin prej pesë djemve vajza kishte pasur lidhje, ndërsa autorët janë të moshave të ndryshme, nga 17 deri në 44 vjeç.
Raporti i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.
(Kosova Sot Online)