Lexoni edhe:
Conte takohet me presidentin e Interin për të biseduar për të ardhmen
Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu ka kërkuar që urgjentisht ministri i Shëndetësisë të thirret për raportim në Kuvendin e Kosovës ose të informojë Komisionin Parlamentar për Shëndetësi rreth kontraktimit të vaksinave Anti-COVID.
Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, ai ka thënë se në këtë kohë ministri Vitia duhet të raportoj çdo dy javë, e jo një herë në 4 muaj.
Conte takohet me presidentin e Interin për të biseduar për të ardhmenLexoni edhe:
“S’ka plan për raportim të ministrit. Këtë kohë të pandemisë mendoj që ministri do të duhej të raportonte çdo dy javë, por në 4 muaj me raportu 1 herë është shumë pak. Unë propozoj që ta ftojmë ministrin Arben Vitia për raportim në Kuvend ose për njoftim të komisionit rreth procesit për kontraktim të vaksinave”, ka thënë ai.
Përndryshe, Haxhiu ka kritikuar planin për Shëndetësi.
Ai ka thënë se pasi plani qeverisës ka qenë shumë i dobët, nuk e sheh si qudi që edhe plani për shëndetësi të jetë i dobët.
“Nuk kam prit që plani i punës ka me qenë më i mirë se programi i qeverisë. Kur kemi një program të qeverisë të dobët sigurisht që kemi me pas edhe një plan të punës”, ka shtuar ai.
(Kosova Sot Online )