
Lexoni edhe:
Armend Zemaj e Fatmire Kollçaku përplasen në Komision, ngrihen dyshime se numri i të vdekurve nga COVID-19 s’është real
Vigan Qorrolli, që ishte një nga njerëzit më të afërt të PDK-së sa kjo parti ishte në pushtet, po synon të bëhet gjykatës i Gjykatës Kushtetuese pas një fushate të vitit të fundit – kryesisht – duke e promovuar veten si analist i pavarur, ndërkohë që ka mbështetur pothuajse çdo qëndrim të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që tash udhëheq shtetin. Qorrolli është akuzuar se në të kaluarën kishte falsifikuar dokumentet për t’u bërë pjesë e konkursin për gjykatës në Kushtetuese, gjë që kishte dështuar ta arrinte. Ai po ashtu akuzohet edhe se ka vjedhur në provimin e jurisprudencës.
Së fundmi, edhe zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi e ka akuzuar Qorrollin për keqpërdorime dhe siç thotë ai, “vjedhje të ulëta”.
“Vigani i avansimeve, është i fundit që mund të flas për Presidentin Thaçi dhe s’mundet të përbalt slloganin Liria KA Emër! Vigan Qorolli qysh ke ftyrë me fol ti për avancime e lidhje politike kur je i zhytur deri në fyt me keqpërdorime e vjedhje të ulëta për të ardhur këtu ku je, pa asnjë meritë. Ti Vigan je zënë duke vjedhë në testin e jurispodencës dhe je nxjerr jashtë nga testi si një student i lodhur. Ti Vigan ke faisifikuar dokumente për tu katapultuar në konkursin pë anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe ju ke jargitë deputetëve të PDK, LDK e W me të votu. Babai yt është bërë Noter në Ferizaj me lidhje nepotike direkt prej teje sa ke qenë këshilltar politik në Ministri të Drejtësisë Dolctoraturën e ke kry me meditje të Ministrisë së Drejtësisë. Kaq për fillim”, ka shkruar Gashi.
Avokati Vigan Qorrolli, i cili së fundmi ishte në krahun e Lëvizjes Vetëvendosje sa herë që Gjykata Kushtetuese e hudhte poshtë ndonjë ankesë të këtij subjekti politik, është në mesin e kandidatëve për gjykatës në këtë gjykatë që është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës në Kosovë.
Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese do t’i intervistojë sot 11 pretendentët që po synojnë këtë pozitë, ndonëse nga Kuvendi ende nuk ka ndonjë njoftim për orën se kur ka qenë e planifikuar të bëhet kjo.
Qëndrimet e Qorrollit prej juristi së fundmi kanë qenë gjithnjë në kundërshtim me vendimet e kësaj gjykate. Me forcimin e Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike, Vigan Qorrolli përmes postimeve të tij në Facebook dhe paraqitjeve në media shprehej pothuajse gjithnjë në sinkroni me partinë e Albin Kurtit, kryeministrit aktual.
Përveç Qorrollit, për gjykatës të Kushtetueses kandidojnë edhe Hava Bujupaj-Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Hilmi Jashari, Valbona Shala-Thaqi, Visar Morina, Haxhi Xhemajli, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi.
Ky nuk është tentimi i parë i Qorrollit për t’u bërë gjykatës në Kushtetuese. Herën e fundit kur pati dështuar ta arrinte këtë, ai akuzonte se disa kandidatë favorizoheshin politikisht.
Në tentimin e para tri viteve, ai kishte marrë më së paku vota (6) në Kuvendin e Kosovës, duke dështuar të bëhet gjykatës në Kushtetuese.
(Kosova Sot Online)