Lexoni edhe:
Në Zvicër plagosen dy kosovar
Ushtria e Malit i ka arrestuar presidentin, kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes së qeverisë së përkohshme, duke e thelluar krizën politike vetëm disa muaj pasi presidenti i mëparshëm u rrëzua përmes puçit ushtarak.
Presidenti Bah Ndaw, kryeministri Moctar Ouane dhe ministri i Mbrojtjes, Souleymane Doucoure u dërguan në një bazë ushtarake në Kati disa orë pasi dy pjesëtarë të ushtrisë i humbën pozitat e tyre nga një riformatim qeveritar.
Në Zvicër plagosen dy kosovarLexoni edhe:
Arrestimi i tre zyrtarëve të lartë të shtetit erdhi disa muaj pasi në gusht të vitit të kaluar u rrëzua nga pushteti ish-presidenti Imrahim Boubcar Keita. Veprimi i fundit i ushtrisë mund ta zgjerojë mungesën e stabilitetit në shtetin ku pjesë të mëdha të territorit verior kontrollohen nga grupet e dhunshme të lidhura me Al-Qaeda-n dhe ISIS-in.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Mali bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të tre zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe tha se ata që i mbajnë të arrestuar liderët duhet të përgjigjen për veprimet e tyre, shkruan Reuters.
Thirrje për lirimin e presidentit, kryeministrit e ministrit të Brendshëm bëri edhe Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara.
Mali ka mungesë të sigurisë dhe stabilitetit politik viteve të fundit. Forcat franceze i kishin shtypur militantët më 2013, por ata janë rigrupuar dhe po kryejnë rregullisht sulme ndaj ushtrisë dhe civilëve.
(Kosova Sot Online)