"Fluturon" vetura, përfundon në çatinë e një shtëpie

  • E /
  • 25 May 2021 - 10:46

Një familje në Eureka, Misuri, u trondit pasi  një makinë u përplas në çatinë  e shtëpisë së tyre.

Policia tha se dy adoleshentë të cilët po ktheheshin nga festa e diplomimit rreth orës 01:30 të mëngjesit kishin humbur kontrollin e automjetit ndërsa udhëtonin me shpejtësi të lartë.

Makina tip “Chevrolet Malibu” u përplas me një argjinaturë përpara se të fluturonte në ajër dhe të përfundonte në çatinë e shtëpisë.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar nga aksidenti. Shoferi dhe pasagjeri ishin në gjendje të dilnin nga automjeti të padëmtuar.

Hetuesit nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e aksidentit  dhe si arriti të përfundonte makinë në çati.

 Zyrtarët nuk e bënë të ditur moshën dhe identitetin e adoleshëntëve.

(Kosova Sot Online)