Lexoni edhe:
Gjykata jep detaje për policin që mori ryshfet, i caktohet një muaj paraburgim
Një çift indian e zhvilloi dasmën aty ku qeveria dhe policia nuk mundi t’i ndalte – në aeroplan. Ata patën 160 “mysafirë” në dasmën e veçantë, pasi një ceremoni e tillë ishte e ndaluar në tokë shkaku i rregullave kundër pandemisë.
Çifti Rakesh dhe Dakshina u martuan në aeroplanin e kompanisë “SpiceJet” të dielën. Të pranishëm në aeroplan ishin edhe familjarët dhe miqtë. Ata rezervuan një fluturim “charter” nga qyteti Madurai i Indisë.
Gjykata jep detaje për policin që mori ryshfet, i caktohet një muaj paraburgim Lexoni edhe:
Më shumë se 160 mysafirë ishin të pranishëm në aeroplanin e tipit “Boeing 737”. Në pamjet e publikuara shihet se aeroplani ishte plot pasagjerë dhe mes tyre nuk kishte distancë. Disa persona madje as nuk kishin vendosur maska. Si duket, çifti nuk ia ka treguar planet për dasmë as aeroportit.
“Zyrtarët e autoritetit të aeroportit janë tërësisht të pavetëdijshëm për ceremoninë e martesës që ndodhi gjatë fluturimit”, tha një zyrtar i aeroportit.
Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil sugjeroi që kompania ajrore të paraqesë ankesë kundër çiftit të sapomartuar dhe mysafirëve. Të gjithëve mund t’u ndalohen udhëtimet me aeroplan në të ardhmen.
Se indianët nuk janë fare të kujdesshëm rreth respektimit të masave kundër pandemisë e tregojnë edhe shifrat e frikshme të rasteve dhe viktimave që po regjistrohen në shtetin e largët dhe tubimet masive nëpër festivale që po i organizon ky popull.
Para disa ditësh, qindra banorë të një fshati i shkelën rregullat kundër pandemisë për të marrë pjesë në funeralin e një kali.
(Kosova Sot Online)