
Lexoni edhe:
Flet vëllai i Donjeta Pajazitajt pasi vrasësi i saj u dënua me burgim të përjetshëm
Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera, duket se vazhdon të mos jetë i kënaqur me punët dhe sjelljet e Qeverisë aktuale, të cilën e udhëheq shefi i tij në parti, Albin Kurti.
Potera ka shkruar se askush s’ka nevojë që të tregojë se si ka qenë gjendja më herët. Ai tha populli do veprime në mënyrë që ta ndiejë ndryshimin.
Flet vëllai i Donjeta Pajazitajt pasi vrasësi i saj u dënua me burgim të përjetshëm Lexoni edhe:
“Nuk na nevojitet nga asnjë zyrtarë shtetëror të vazhdojë të na tregoj se si e ka gjetur, as se si do ta ndryshoj gjendjen, por vetëm të shohim gjendjen e ndryshuar, e të rregulluar.
Duam veprime!
Përndryshe gjendjen më së miri e di populli që e ndien me lëkurën e tij. Gjithashtu është i pari po ai që e ndien ndryshimin”, shkroi Potera.
Dje, Potera ka përmendur disa nga zotimet e LVV-së përgjatë viteve si “Jo negociata-Vetëvendosje”, “Hajnat në burg”, Reciprocitet”, në bazë të të cilave tha se Kurti ka marrë vota.
(Kosova Sot Online)