Policët bëjnë foto me të dyshuarin për grabitjen e bankës pas kapjes

  • E /
  • 28 May 2021 - 10:32
 Policët bëjnë foto me të dyshuarin për grabitjen e bankës pas kapjes

Katër policë amerikanë janë kritikuar shumë për bërjen e një fotografie me një të dyshuar për grabitjen e bankës.

Në fotografinë që nxiti shumë reagime, i dyshuari për grabitjen e bankës shfaqet i buzëqeshur, me duar të lidhura pas shpinës dhe pa rroba në pjesën e sipërme të trupit. Afër tij, pos katër policëve, shihen edhe dy qen.

Veprimi i policëve menjëherë nxiti reagime në rrjetet sociale. Kritikuesit thanë se me këtë gjest, policët e kanë shndërruar një rast serioz në një pamje që ngjan me shfaqjen e gjahut nga gjahtarët, shkruan Daily Mail.

Nuk është e qartë se cilës njësi policore i përkasin policët e shfaqur në fotografi. Kritikët i kritikuan policët edhe në Twitter, duke thënë se e kanë përulur të dyshuarin duke pozuar krenarë pranë tij pas kapjes. Kritika pati edhe për mediumet që e shpërndanë fotografinë.

(Kosova Sot Online)