Matthew Palmer vjen në Kosovë javën e ardhshme
Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, gjatë javës së ardhshme pritet të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Vizita e Palmer në Kosovë është konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Në përgjigjen për Reporteri.net, Ambasada Amerikane thekson se Palmer gjatë vizitës në vendin tonë, do të zhvillojë takime me zyrtarë të shtetit për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale në mes të dyja vendeve.
“Javën e ardhshme, Zëvendës-ndihmës sekretari Palmer do të qëndroj në Prishtinë, për t’u takuar me zyrtarët qeveritarë dhe për të diskutuar mbi marrëdhëniet tona bilaterale. Sa i përket EUSR Lajcak, ju lutemi të ju referoheni zyrës se BE-se”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)