Koritet prezantuesja e lajmeve: Shkrimtari Shakespeare vdiq pasi e mori vaksinën për Covid-19

  • 29 May 2021 - 09:08
Koritet prezantuesja e lajmeve: Shkrimtari Shakespeare vdiq pasi e mori vaksinën për Covid-19

Një televizion argjentinas ka bërë një gabim që rrallë mund të shihet në ekrane: personin e dytë në botë që e mori vaksinën kundër Covid-19 e ngatërroi me shkrimtarin e njohur anglez me famë botërore, William Shakespeare.

Të enjten në mbrëmje, prezantuesja e lajmeve e televizionit Canal 26 e ngatërroi personin që kishte vdekur, William Bill Shakespeare, burrë 81 vjeç, me shkrimtarin e njohur anglez, duke thënë se William Shakespeare, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze, ka vdekur pesë muaj pasi e ka marrë vaksinën për Covid-19.

Në të vërtetë, shkrimtari i njohur ka vdekur më 1616, ndërsa personi që kishte emër dhe mbiemër të njëjtë vdiq këtë javë nga një sulm që nuk kishte lidhje me vaksinën, shkruan The Guardian.

Përderisa në televizion po shfaqeshin pamjet ku i moshuari e merrte vaksinën, prezantuesja e lajmeve vazhdoi të fliste: “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze – për mua, mjeshtri. Ja ku është. Ai ishte njeriu u parë që e mori vaksinën për koronavirus. Ai ka vdekur në Angli në moshën 81-vjeçare.

(Kosova Sot Online )