Pamje të rralla: Kështu dukej Prishtina pak ditë para çlirimit në vitin 1999

  • E. /
  • 29 May 2021 - 13:40
 Pamje të rralla: Kështu dukej Prishtina pak ditë para çlirimit në vitin 1999

Kosova në qershor feston 22-vjetorin e çlirimit.

Saktësisht 22 vite më parë rreth ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet e NATO-s, serbët kishin zgjedhur që të festonin në Prishtinë, pa e ditur se kjo ishte festa e fundit e tyre në Kosovë

Atë kohë një grup serbësh kishin vendosur të protestonin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s, ndërsa në këtë protestë ishin përdorur edhe fëmijët të cilët shihen duke mbajtur pankarta kundër NATO-s.

Në protestën që ishte mbajtur para Teatrit Kombëtar që sot është sheshi “Skenderbeu”, kishte edhe valle dhe muzikë.

(Kosova Sot Online)