Ky diamant rozë u shit në ankand për shumën marramendëse

  • E /
  • 31 May 2021 - 14:22
Ky diamant rozë u shit në ankand për shumën marramendëse

Një gur i çmuar 15.81 karat, i quajtur "The Sakura", u shit për 29.3 milionë dollarë në Hong Kong duke u bërë diamanti më i shtrenjtë rozë-vjollcë i shitur ndonjëherë në ankand.

Ky diamant, i cili emrin e ka marrë nga fjala japoneze e luleve të qershisë, është diamanti më i madh i këtij lloji që shitet në ankand, sipas Christie, shtëpia e ankandit që e shiti.

Guri është vendosur në një unazë të thjeshtë platin dhe çdo njollë është e dukshme vetëm nën zmadhim. Është shumë e rrallë që diamantët rozë të klasifikohen si të patëmetë, pasi zakonisht përmbajnë "shumë kokrriza".

Ai klasifikohet gjithashtu si "i gjallë", pasi këtë ngjyrë intensive e kanë vetëm 4% e diamanteve rozë.

Në vitin 2017, një diamant rozë 59.6 karat u shit për një shumë rekord prej 71.2 milionë dollarësh, në Sotheby's Hong Kong. Diamanti, i cili u ble nga argjendarët e Hong Kongut, Chow Tai Fook, u quajt "CTF Pink Star" dhe mbetet diamanti më i shtrenjtë pa të meta i çdo ngjyre, shitur në ankand.

(Kosova Sot Online)