Ankesa për zhurmën, ky vend e ul volumin e altoparlantëve në xhami

  • E /
  • 01 June 2021 - 12:37
 Ankesa për zhurmën, ky vend e ul volumin e altoparlantëve në xhami

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë vendosur që volumi i altoparlantëve të vendosur nëpër xhami për të thërritur ezanin të ulet në masën 30%, për shkak të ankesave nga publiku.

Sipas ministrit të Çështjeve Islamike, Abdullatif al-Sheikh, kishte pasur shumë ankesa nga prindër, të cilët thoshin se zhurma e lartë dëmtonte gjumin e fëmijëve.

Megjithatë, vendimi ka sjellë reagimin e fortë të grupeve konservatore. Por Al-Sheikh tha se ata që duan të falen, nuk kanë nevojë të dëgjojnë thirrjen e ezanit. Ai i quajti njerëzit që e kritikojnë këtë vendim si “armiq të Mbretërisë” dhe se donin që të “trazonin opinionin publik”.

Gjatë viteve të fundit, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ka ndërmarrë disa vendime për të ndryshuar fytyrën e Mbretërisë konservatore dhe për të ulur peshën e fesë në jetën publike.

(Kosova Sot Online)