Palmer: ShBA-ja është shumë e angazhuar që të arrihet një marrëveshje e drejtë mes Kosovës dhe Serbisë

  • G.g /
  • 03 June 2021 - 10:50
Palmer: ShBA-ja është shumë e angazhuar që të arrihet një marrëveshje e drejtë mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të angazhuara në procesin e dialogut, që të arrihet një marrëveshje e drejtë mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer i bëri këto komente në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës.

“Sa i përket deri në ç’masë Kosova dhe populli i saj, qeveria e Kosovës shohin kah ShBA-ja për të avokuar në këtë proces, një aleate, mbështetëse e procesi të normalizimit, atëherë po, ata duhet të jenë të sigurt që Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për këtë proces, janë mbështetëse të forta të lehtësimit të procesit nga ana e BE-së, por janë shumë të angazhuara dhe të përfshira në përpjekje për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe që hap perspektivën evropiane për Kosovën dhe për Serbinë”, ka thënë Palmer.

Diplomati amerikan, Palmer dhe ai evropian, Lajçak vizituan Kosovën para dy ditëve dhe u takuan me udhëheqësit kosovarë.

Emisari i BE-së, Lajçak u shpreh se vizita ka pasur për qëllim përgatitjen e takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq për një takim që do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel.

(Kosova Sot Online)