
Lexoni edhe:
Ja kush e sjell alarmin: SHIK-u dhe partitë e inkriminuara në aksion
Disa persona janë incizuar duke u përleshur me thika të gjata në Londër, ndërsa policisë londineze i doli punë me banda edhe në raste të tjera gjatë natës mes së mërkurës dhe të enjtes.
Në Greenwich, në video shihen katër persona që përpiqen ta therin njëri-tjetrin me thika të gjata dhe një çekan, shkruan Daily Mail.
Ja kush e sjell alarmin: SHIK-u dhe partitë e inkriminuara në aksion Lexoni edhe:
Në mbrëmje, dhjetëra policë u dërguan në Brixton pasi disa oficerë u sulmuan nga një grup i madh i burrave përderisa po përcillnin një skenë të të shtënave dhe therjes me thika rreth orës 21 e 35 minuta.
Për ta parë videon e përleshjes, klikoni KËTU.
Një numër i madh i forcave policore bashkë me qen e helikopter u panë në zonë, pasi një burrë në të njëzetat u dërgua me urgjencë në spital me plagë nga arma e zjarrit dhe mjetet e mprehta.
Vetëm një orë pas incidentit në Brixton, policia u thirr për një therje tjetër në Norwood, më pak se tri milje larg. Një burrë u gjet me plagë nga thika dhe u dërgua në spital para orës 23.
(Kosova Sot Online)