Lexoni edhe:
Qeverinë Kurti e pret provimi i parë serioz në zgjedhjet lokale të vjeshtës
Një ekip kërkimor në një universitet në Tajlandë po heton për të parë nëse gjaku nga hardhuca mund të përdoret për të luftuar kancerin dhe koronavirusin.
Speciet e mbrojtura kanë sistem të fuqishëm imunitar, që jetojnë në ujëra të ndotur dhe konsumojnë mish të kalbur dhe shkencëtarët thonë se duan të zhbllokojnë sekretet e tyre.
Qeverinë Kurti e pret provimi i parë serioz në zgjedhjet lokale të vjeshtësLexoni edhe:
Profesori i asociuar Jitkamol Thanasak, një pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit Mahidol, po udhëheq ekipin që studion karakteristikat e proteinave që formojnë pjesë të mbrojtjes imune të hardhucës.
Atyre iu dha leja nga qeveria për të mbledhur mostra gjaku nga hardhucat për shkak të statusit të tyre të specieve të mbrojtura. Studiuesit zbuluan se proteinat frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe disa baktereve.
Ata mendojnë se ky efekt mund të shtrihet edhe në shtypjen e viruseve, përfshirë Covidin edhe pse kjo nuk dihet aktualisht.
Hapi tjetër është të vërtetojnë që përbërësit e gjakut pengojnë lloje të caktuara të qelizave kancerogjene dhe baktereve, por që nuk ndikojnë në qelizat e shëndetshme në trupin e njeriut.
Ata presin që të përfundojnë studimin e tyre fillestar mbi gjakun e hardhucave deri në fund të vitit 2021 dhe më pas të provojnë nëse mund të luftojë gjithashtu gripin, gripin e shpendëve dhe Covid-19.
(Kosova Sot Online)