Nënkryetari i Listës Serbe: Kurti po i ik dialogut

  • E /
  • 03 June 2021 - 14:56
 Nënkryetari i Listës Serbe: Kurti po i ik dialogut

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq thotë se kryeministri Kurti po i ikë dialogut me Serbinë.

Simiq në një intervistë për mediumin serb Tanjug ka thënë se Kosova nuk është e gatshme për të arritur një zgjidhje kompromisi që do të respektonte interesat e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Simiq tha poashtu se sjellja e Kurtit, i cili njoftoi se do të shkojë në Bruksel për të diskutuar të ardhmën nuk janë vazhdimësi e dialogut të kaluar dhe kjo nuk është befari për serbët në Kosovë.

Mesi i këtij muaji pritet t’i gjejë në tryezën e bisedimeve kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kryeministri Kurti deklaroi se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.

(Kosova Sot Online)