Lexoni edhe:
Republikë serbe brenda shtetit të Kosovës!
Një lexues i lajmeve në BBC është kapur nga kamera me një kombinim të veçantë të rrobave – lart kravatë e këmsihë të bardhë, poshtë pantallona të shkurtër.
Përderisa i jepte lajmet, Shaun Ley dukej serioz dhe me fytyrë të ngrysur përderisa fliste për rregullat e udhëtimit në pandemi dhe krizën politike në Izrael, shkruan Daily Mail.
Republikë serbe brenda shtetit të Kosovës!Lexoni edhe:
Ndryshe, ditëve të fundit në Londër po mbretërojnë temperatura mjaft të larta dhe të pazakonshme për këtë qytet në pranverë. Të mërkurën u shënua dita më e ngrohtë e vitit deri më tani. Temperatura arriti në 28.3 gradë.
Veshja e pazakontë e lexuesit të lajmeve nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale. Diksuh shkroi: “Kur isha fëmijë, mendoja se prezantuesit e lajmeve nuk kanë veshur shumë rroba nga beli e poshtë, tani kam dëshmi.”
(Kosova Sot Online)