Lexoni edhe:
Republikë serbe brenda shtetit të Kosovës!
Në takimin me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, ministrja Donika Gërvalla ka deklaruar se Greqia është shtet fqinj i rëndësishëm në rajon, duke kërkuar që të ngrihet statusi i zyrës në Athinë nga një zyre ekonomike në një të interesit.
“Pavarësia e Republikës së Kosovës është një fakt i pandryshueshëm dhe sa më shpejt të pranohet. Riafirmojmë se me Greqinë dhe partnerët e tjerë do të vazhdojmë dialogun edhe rreth kësaj çështjeje”, ka thënë ajo.
Republikë serbe brenda shtetit të Kosovës!Lexoni edhe:
Dendias do të pritet në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe do të takohet edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Në fund të agjendës është paraparë edhe takimi me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.
(Kosova Sot Online)