
Lexoni edhe:
Edhe sot lajm i mirë: Asnjë i vdekur dhe 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq që shtë takuar me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut me Kosovën.
Palmer është shprehur se SHBA-ja dëshiron një zgjidhje kompromisi për çështjen me Kosovën dhe nuk dëshiron të vendos presion tek palët, shkruan Tanjug.
Edhe sot lajm i mirë: Asnjë i vdekur dhe 20 raste të reja me koronavirus në KosovëLexoni edhe:
Në takim diplomati amerikan ka thënë poashtu se ShBA-ja përkrah plotësisht Emisari e BE-së, Miroslav Lajçak dhe rolin e tij në dialog.
Daçiq në anën tjetër ka thënë se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Serbisë janë përmirësuar dukshëm viteve të fundit dhe aktivitetet për zhvillimet të mëtutjeshme duhet të vazhdojnë.
“Si kryetar i Kuvendit, do të provoj të forcoj lidhjet me Senati dhe kongresin amerikan”, ka thënë Daçiq, duke nënvizuar rëndësinë e shpeshtimit të dialogut politik dhe realizimin e vizitave të nivelit të lartë.
(Kosova Sot Online)