Lexoni edhe:
Muhamet Hamiti i reagon Mathew Palmerit: Vetëm njohja reciproke Kosovë-Serbi normalizon raportet dhe vendos paqen në rajon
Në një operacion të zhvilluar në portin e Santa Pola në Alicante në Spanjë janë sekuestruar rreth 2.5 ton kanabis. Droga ishte fshehur brenda bidonëve të naftës.
Mediat spanjolle raportojnë se nga operacioni u arrestuan 6 trafikantë, 5 spanjollë dhe një shqiptar të moshave midis 25 dhe 69 vjeç.
Hetimi filloi me dyshimet se brenda jahtit mund të kishte ngarkesë të dyshimtë dhe nga kontrolli u zbulua kanabisi.
Nga hetimet rezultoi se pas jahtit qëndronte një rrjet kriminal trafiku droge i vendosur në provincat e Alicante dhe Murcia.
(Kosova Sot Online)