
Lexoni edhe:
Serbia duhet të dënohet për hir të paqes në Ballkan, nuk mundë të shpërblehet
Buzëqeshja e 3-vjeçarit Jaxon Emberton ka emocionuar me mijëra apo miliona njerëz në rrjetet sociale. Jaxon arriti të shoh për herë të parë në mënyrë të qartë fytyrën e prindërve të tij pasi vendosi një palë syze. Ai lindi me një çrregullim në kromozome, të njohur si sindroma DiGeorge.
Trevjeçari nisi të buzëqeshë kur vendosi syzet në spitalin e fëmijëve në Birmingham, ndërsa pa fytyrën e prindërve të tij. Ata u shprehën se fillimisht besonin se djali i tyre kishte probleme me shikimin derisa një mjek i këshilloi për vendosjen e lenteve të veçanta.
Serbia duhet të dënohet për hir të paqes në Ballkan, nuk mundë të shpërblehet Lexoni edhe:
“Sapo i vendosëm zyzet, ishte një moment mahnitës. Bota për të u hap dhe fytyra e tij u ndriçua. Kjo na konfirmoi se syzet ishin ato që i duheshin”, tha babai i 3-vjeçarit.
“Buzëqeshja e tij ka rrëmbyer zemrat e kaq shumë njerëzve në rrjetet sociale. Është e mahnitëshme të lexosh të gjitha ato komente dhe të shohësh sesi buzëqeshja e tij mund t’i ndriçojë ditën dikujt”, shtoi ai.
Ndërkohë, nëna e djalit shkroi në rrjetet sociale: “Deri vonë, ne nuk e kishim idenë se sa i keq ishte shikimi i Jaxon. Jam tronditur kur e kam kuptuar”.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Jaxon i është nënshtruar operacionit të parë në zemër kur ishte vetëm 11-ditësh, ndërsa i dyti kur ishte në javën e gjashtë. 255 ditët e para të jetës së tij, djali i ka kaluar në spital, ndërsa në të ardhmen do të duhet të kryejë të paktën edhe dy operacione të tjera.
Sindroma DiGeorge është një çrregullim i shkaktuar kur një pjesë e vogël e kromozomit 22 mungon në ADN. Kjo sindromë mund të shkaktojë probleme në zemër, mund të ndikojë në zhvillimin e dobët të disa organeve të trupit, probleme në kocka dhe muskuj.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/06/ZvnOvp1b64a9C6chVG4C_07_d7b95ac614ac1144016e3c4028f3a54a_video_360p_converted.mp4
(Kosova Sot Online)