Lexoni edhe:
Vetaksident në Gllarevë, lëndohet shoferi
Dhjetëra njerëz po përballen me gjobë deri në tre mijë euro për heqjen e rërës së plazhit nga ishulli italian i Sardenjës.
Autoritetet treguan se 41 individë ishin raportuar për vjedhjen e rreth 100 kilogramë rërë dhe guralecëve të plazhit. Rëra e bardhë e famshme e Sardenjës është e çmuar në ishull dhe është rreptësisht e ndaluar ta heqësh atë, raporton BBC.
Vetaksident në Gllarevë, lëndohet shoferi Lexoni edhe:
Tregtia e rërës dhe guralecëve të Sardenjës u bë e paligjshme në vitin 2017. Gjobat e vendosura mund të duken të rënda, por prej vitesh banorët e ishullit janë ankuar për vjedhjen e pasurive të tyre natyrore.
Turistët, kryesisht evropianë dhe përfshirë disa italianë, shisnin rërën për ta mbajtur si suvenir ose e bëjnë atë në ankand në internet.
(Kosova Sot Online)