![](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/07/200x200_LAJMI_I_FUNDIT1620389328.jpg)
Lexoni edhe:
Lajm i mirë: Asnjë i vdekur dhe 10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Dy persona janë arrestuar në Kaliforni pas të shtënave në drejtim të gjashtëvjeçarit i cili vdiq në incidentin që ndodhi muajin e kaluar.
Aiden Leos u vra ndërsa nëna e tij po e çonte në shkollë dhe vdekja e tij shkaktoi zemërim të gjerë dhe hidhërim për të gjithë.
Lajm i mirë: Asnjë i vdekur dhe 10 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Të dielën, Marcus Anthony Eriz, 24, dhe Wynne Lee, 23, u arrestua në shtëpinë e tyre në Costa Mesa, Orange County.
Ata pritet të akuzohen për vrasje, tha policia.
“Ndërsa këto arrestime nuk do të lehtësojnë dhimbjen e humbjes së fëmijës së një nëne, shpresa ime është që familja Leos të ketë një qetësi shpirtërore,” tha në deklaratë Komisioneri Amanda Ray, i California Highëay Patrol (CHP).
Aiden Leos ishte ulur në pjesën e pasme të automjetit të nënës së tij më 21 maj kur ndodhi incidenti që pati fund tragjik.
Një plumb u shkrep në drejtim të makinës ku ishte 6 vje♪5ari duke e lënë të vdekur menjëherë.
“Ata i morën jetën djalit tim”, tha Joanna Cloonan për ABC Neës muajin e kaluar. “Ai ishte dhe ishte i sjellshëm dhe ishte i çmuar, dhe ata e vranë pa ndonjë arsye”.
Policia ka falënderuar komunitetin e Kalifornisë Jugore për ndihmesën që ata bënë oër të japur të dyshuarit.
Një faqe në internet është krijuar gjithashtu për të ndihmuar në mbledhjen e parave për zonjën Cloonan dhe ajo ka marrë më shumë se 340,000 dollarë (240,500 £) nga donacionet.
(Kosova Sot Online)