![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
KEDS-i mohon se ndali rrymën tek Pallati i Drejtësisë
![KEDS-i mohon se ndali rrymën tek Pallati i Drejtësisë](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/08/auto_850x600_195213685_2901032633494931_4076110572736024098_n-620x275-1-600x27516231550101623164522.jpg)
Në disa media sot ka dalë një lajm që në Pallatin e Drejtësisë është ndalë energjia elektrike, prandaj nuk ka qenë e mundur të mbahet një nga seancat e rëndësishme të parapara për sot.
KEDS-i bën me dije që nuk e ka ndalë energjinë elektrike dhe nuk ka pasë asnjë prishje apo ndonjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë.
Pra, sa i përket anës tonë gjithcka ka qenë në rregull dhe në bazë të normave standarde.
Kërkojmë nga mediat që e kanë publikuar lajmin që të hulumtojnë shkaktarin e vërtetë të problemit, në mënyrë që të del e vërteta në pah.
Të njëjtën kohë, kërkojmë nga mediat që në këto raste të marrin të gjitha palët e involvuara, duke iu përmbajtur parimeve të gazetarisë.
Kjo, pasi është e vetmja mënyrë që të del në pah e vërteta e plotë, duke hequr cdo aludim të pasaktë.
(Kosova Sot Online)