
Lexoni edhe:
Ministria e Drejtësisë të mos vonohet për reformat e premtuara në sundimin e ligjit
Mesditën e së martës, policia ka arrestuar një person i cili është raportuar nga ish-e dashura e tij se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Burime të medias brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Fazli Jasharin, djalin e Rifat Jasharit.
Ministria e Drejtësisë të mos vonohet për reformat e premtuara në sundimin e ligjitLexoni edhe:
Sipas të njëjtave burime, viktima ka raportuar në polici mëngjesin e së martës se ish-i dashuri i ka shkuar në banesën e saj në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku e ka sulmuar fizikisht.
Viktima A.E., ka deklaruar në polici se i dyshuari ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj saj.
I dyshuari është arrestuar pasditen e së martës, ndërkaq pas intervistimit nga policia, është dërguar në mbajtje.
Ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.
(Kosova Sot Online)